SHHD, u themeluar për ndihma humanitare kryesisht për qytetarët e Dobërdoll-it
HISTORIA E FSHATIT:
Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 7 km larg Gostivarit shtrihet fshati Dobërdoll. Daton që nga mesjeta e hershme në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Nikitit të Rashçes, ndërsa në historiografinë e Perandorisë Osmane haset në vitin 1455 me 52 shtëpi, 8 të martuar, 14 kopshte, 1 vresht me një pasuri prej 5915 akçë. Ky fshat prej vitit 1996 graviton në Komunën e Negotinës së Pollogut, ka 5 këshilltarë komunal të cilët në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 1200 shtëpi e mbi 6 mijë banorë. Kufizohet me Toplicën, Pozharanin, Kalishtën, Negotinën e Pollogut dhe Tumçevishtin.
“FSHAT ME HISTORI NGA MESJETA E LARGËT”
Fshati Dobrdoll sipas gojëdhënave emrin e ka marrë siç thonë se dikur në të kaluarën e largët kanë ndarë një vijë uji nga lumi Mosdaç dhe se në vendin e quajtur te gështenjat paska qenë fshati në lugun karakteristik që ka pasur tokë të mirë kultivuese për shumë rendimente të prodhimeve të bujqësisë e të ngjashme, ku uji me kalimin e kohës ka krijuar Lugun e Mirë. Ky lokalitet përmendet në historiografi në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Niketës së Rashçes, po ashtu në shekullin e XV gjegjësisht në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Dobrdoll përmendet se ka pasur 52 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/.
Ndërsa në regjistrimet e perandorisë osmane haset me këto të dhëna në vitin 1452/53 kanë jetuar 52 familje, 8 të pamartuar, 1467/68 kanë jetuar 68 familje, 3 të pamartuar dhe 2 vejusha, në vitin 1481/82 kanë jetuar 65 familje, 4 vejusha, në vitin 1544/45 kanë jetuar 36 familje dhe 6 të pamartuar, në vitin 1568/69 kanë jetuar 30 familje dhe 16 të pamartuar si dhe për herë të parë hasen edhe 2 familje të fesë islame. /Të dhëna osmane, shih në librin e autorëve Aleksandar Stojanovski & Dragi Gjorgiev “NASELBI I NASELENIE VO MAKEDONIJA-XV I XVI VEK”-SKOPJE 2001/
Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si NETKO, b. GONIT- fsh. Dobridoll TD 372- viti 1467/68 si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat.
INFRASTRUKTURA
Fshati ka disa rrugë kryesore që lidhen me rrugën rajonale edhe pse shtrirja është më e theksuar mbi rrugën në fjalë që vetë fshati është i ngritur në gjysmë kurorë nga malet dhe kodrat e Sharrit e pjesa më vitale në rrafsh, apo pjesën e cila nga dita ditës është duke marrë trajtën e një vendbanime me elemente bashkëkohore.
Në vitin 1998/99 si dhe me vetëkontribut banorët e këtij fshati të cilët me afro 30% Komuna e Negotinës ka participuar për t’i shtruar rrugët me asfalt, investimi ka kushtuar mbi 100 mijë euro, por është evidente se nuk ka të zhvilluar aspak kanalizimin edhe pse siç kuptova nga kryetari i Bashkësisë Vendore, Ajet Kamberi se janë duke hartuar projektin ideor për këtë çështje tepër të nevojshme.
Uji për pije është i zgjidhur në vitin 1986 që për të përkujdeset Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec” për këtë çështje jetike thonë se së paku edhe për dy dekada nuk do kenë kokëçarje edhe pse nga dita në ditë ky lokalitet zgjerohet, e që dëshmon ndërtimi i mbi 200 shtëpive të reja vetëm në dekadën e fundit, edhe pse në Dobridoll nuk ka shpërngulje fshat-qytet si dhe nuk ka të ardhur nga fshatrat e malësisë.
Banorët e këtij lokaliteti njihen si bujq të vyeshëm me produktet, kulturat dhe rendimentet e ndryshme bujqësore si në ish-Jugosllavi po edhe në Luginën e Pollogut, por kanë telashe serioze me ujin për ujitjen e tokave të shumta pjellore siç thonë se uji i lumit të MOSDAÇES nuk i përmbushë nevojat dhe kërkesat, për atë shfrytëzohet sistemi i ujitjes nga lumi Vardar që mbulon pjesën që nuk mund ta ujisin me ujin e lumit Mosdaç, por si në të gjitha fshatrat rrëzë Malit Sharr edhe në Dobridoll blegtoria gjallëron ku kanë mbi 1200 kokë delesh që i kultivojnë pesë familje edhe pse i përkujtojnë qahatë me nam si Xhemil Imerin, Mehmetraif Jusufi etj.
Thuajse nuk dallon fare nga fshatrat tjerë të luginës së Pollogut, para një dekada ka pasur shumë mërgimtarë nëpër hapësirat e ish-Jugosllavisë apo mbi 80% që janë marrë me gastronomi e të ngjashme, ndërsa sot llogariten diku mbi 20% në mërgim dhe atë në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, 3 familje në SHBA etj, që japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit. Edhe pse ka mbi 6 mijë banorë thonë se 400 vetë kanë marrë ndihma sociale, por me ligjin e ri tash ka afër 320 që dukshëm nga dita në ditë zvogëlohet numri. Siç kuptova nga Nehat Osmani-sekretar i Bashkësisë Vendore se ky fshat ka nevoja të shumta ku ndër më parësoret përmend meremetimin e Bashkësisë Vendore, të ambulancës së shëndetësisë, hapjen e Zyrës së Vendit që janë duke e kërkuar mbi 10 vjet nga instancat shtetërore etj.
NDRIÇIMI PUBLIK, RRYMA DHE TRETOARET
Ndriçimi publik nuk është në gjendje të mirë dhe se kërkojnë të sanohet. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik kërkojnë investime të reja dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin edhe pse siç kuptova se mbi 50% e shlyejnë pagesën ndaj elektrodistribucionit të Gostivarit. Gjithashtu pritet që së shpejti të investohet në ndërtimin e trotuareve nga ana e Komunës së Negotinës.
SË SHPEJTI IZMIT VEJSELI NË MUNIH DO TË MBROJË DISERTACIONIN E DOKTORATURËS SË SHKENCAVE TË MJEKËSISË
Në rrafshin e mjekësisë Dobridolli ka disa mjekë dhe atë me tituj siç janë; Izmit Vejseli-kirurg që së shpejti do të mbrojë disertacionin e doktoraturës në Klinikën e Kirurgjisë në Munih të Gjermanisë, kirurgët Sali Seferi dhe Skender Veliu, specialist-pediatrin Hasan Saliu, specialist-internisti Nizamedin Qamili, disa stomatologë dhe mjekë të mjekësisë së përgjithshme. Në këtë fshat ka edhe dy ambulanca private, një ambulancë stomatologjike si dhe dy barnatore.
AMBULANCA E SHËNDETËSISË DHE POSTA
Prej vitit 1981 e këndej funksionon ambulanca e shëndetësisë të cilën e kanë ndërtuar me vetëkontribut, ku sot ka të punësuar një mjek nga fshati Halim Jakupi dhe katër motra medicinale, por thonë se kanë nevojë që të punësojnë edhe mjekë të tjerë si pediatër e të ngjashme dhe motra e në veçanti, duhet të punohet në dy ndërrime ngase kërkesat dhe nevojat në rrafshin e shëndetësisë janë më se të nevojshme dhe se besojnë se kjo kërkesë reale do të realizohet një ditë. Ndërkaq prej vitit 1986 e këndej kanë të instaluar rrjetin tokësor të telefonave.
NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME JANË TË SUKSESSHME
Ka mbi 10 shitore, 25 ëmbëltore-çajtore si dhe disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme siç janë; “Dinotrade”, “Alumplast”, “Aluprofil”, “Diamantexport” etj. të cilat nga dita në ditë janë duke shënuar suksese të lakmueshme që dëshmojnë edhe për numrin e të punësuarve nga ky fshat, si dhe shumë e shumë ndërmarrje tjera të karatit prodhues, shërbyes, tregtare që ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e papunësisë.
FEJA, SHKOLLA DHE SHKOLLIMI
Dobridolli ka dy xhami, që nënkuptohet se kanë luajtur edhe rol të rëndësishëm në aspektin e shkollimit të mejtepeve. Me siguri se në këtë fshat ka ekzistuar shkolla që më parë, por siç kuptova nga Enver Hasani drejtor i shkollës fillore “JEHONA” e cila prej vitit 01.01.1991 është mëvetësuar e deri atëherë ka funksionuar në kuadër të shkollës fillore “Naim Frashëri” të Negotinës, ndërsa shkolla e parë është hapur në vitin 1945 që e ka pasur emrin “Bajram Curri”, por është për ta përshëndetur nismën e ndërrimit të emrit të kësaj shkolle nga ana e strukturave të fshatit nga “Jehona” në “Sali Lisi” (i cili njihet si një ndër veprimtarët më të shquar të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore për çështjen kombëtare)
MBURJA E DOBRIDALLASVE
Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilës i kanë dhënë personalitete me nam si Qamil Pajaziti, i cili ka pasur të kryer Akademinë Ushtarake- kryetar i rrethinës ndërsa Rakip Pajaziti përgjegjës prej Tetove deri në Ohër, të cilin okupuesit bullgar e kanë pushkatuar si dhe përmenden tre të ekzekutuar në vitet 1912 deri më 1918, po ashtu përmendet sinonimi, pishtari i çështjes kombëtare intelektuali i rrallë i këtyre anëve Sali Lisi si dhe Bajram Dobridolli, që duhet të ndriçohen në historiografinë shqiptare. Ndër mësuesit e parë nga Dobridolli përmenden me pietete si; Muharrem Zeqiri, Muharrem Shabani, Nasir Qazimi, Nexhat Ismaili, Selim Vehapi, Femi Qazimi, Xhevat Halili, Ismailqemal Ismaili, Zudi Haliti, Imer Fejzuli, Naibe Doko-Ibrahimi, Safet Ibrahimi, Jusuf Milaimi, Asllan Ismaili, ku vlen të përmenden si mr.scc. Melik Arsllani-profesor i artit figurativ, piktori Ali Sinani i cili punon dhe vepron në Zvicër, veprimtari dhe njëherë korrespondenti i Faktit nga Evropa Xhemal Ahmeti, si dhe shumë e shumë emra të tjerë që janë në rrjedhat e ndryshme shoqërore-politike, ekonomike, kulturore-arsimore e të ngjashme.
SHKOLLA FILLORE QENDRORE “JEHONA”
Në vitin 1991 është mëvetësuar shkolla fillore për të cilën thotë drejtori Enver Hasani se është përcjellë kërkesë me projekt të gatshëm nëpër të gjitha instancat relevante shtetërore dhe shoqatave të ndryshme për ndërtimin e Sallës Sportive, shuma e së cilës është mbi 150 mijë euro, por kanë shpresë se tash e udhëheq këtë ministri kuadër i BDI-së e do t’i ketë në konsideratë kërkesat e shkollave shqipe. Sot vijojnë mësimin 802 nxënës në 28 paralele dhe 2 grupe parashkollorësh. Po ashtu në këtë shkollë fillore qendrore zhvillohet “mësim-besimi” nëpër klasat e treta thuajse 100%.
Në vitin 1999 prej Ambasadës Gjer
Fügen Sie diese Karte zu Ihrer Website hinzu;
Wir verwenden Cookies und andere Tracking-Technologien, um Ihr Surferlebnis auf unserer Website zu verbessern, Ihnen personalisierte Inhalte und gezielte Anzeigen anzuzeigen, unseren Website-Verkehr zu analysieren und zu verstehen, woher unsere Besucher kommen. Datenschutz-Bestimmungen