facebooktwitterpinterest

Bewertungen, Kontaktdaten für BASHKËSIA SHQIPTARE NË ZVICËR

BASHKËSIA  SHQIPTARE NË ZVICËR

Info

"Bashkësia Shqiptare në Zvicër"- BSHZ koordinon aktivitetet e shoqatave e klubeve anëtare te sajë, bënë dhe realizon projekte te karakterit gjithëkombëtar.

Geschichte

BSHZ - Bashkësia Shqiptare në Zvicër
AGS - Albanische Gemeinschaft in der Schweiz
ACS - Albanian Community in Switzerland
CAS - Communauté albanaise en Suisse
CAS - Comunità albanese in Svizzera

Unsere Aufgabe

- BSHZ, për realizimin e projekteve te veta angazhon veprimtarë të dëshmuar të çështjes sonë kombëtare, shoqatat profesioniste, persona profesionist, intelektualët, krijues edhe ate pavarësisht gjinisë, besimit, bindjeve të tyre politike e ideologjike.
- BSHZ mendon se organizimi i diasporës ne baza partiake, sektare, klanore e formave tjera që ndajnë diasporën është i tejkaluar dhe nuk duhet të mbështetet nga institucionet shtetërore të Kosovës, Shqipërisë dhe subjketve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.
- BSHZ në bashkëpunim me subjektet shtetërore të Zvicrës dhe të atyre në atdhe, do të angazhohet në krijimin e kushteve, me qëllim të integrimit dhe përparimit sa më të shpejtë, më të plotë dhe më efektiv të mërgimtarëve.
- BSHZ ka për qëllim zhvillimin e formave për ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditave kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht integrimin sa me efektiv të diasporës shqiptare.
- BSHZ ka për qëllim të bëjë ngritjen dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare, njohjen, afrimin, bashkimin dhe integrimin e të gjithë mërgimtarëve në mes veti
- BSHZ në bashkëpunim me institucionet shtetërore në atdhe dhe ato në Zvicër do të angazhohet në zhvillimin dhe ngritjen e bashkëpunimit në sferat e ekonomisë, kulturës, sportit, humanitetit e fushave tjera sipas nevojës.
- BSHZ me punën dhe aktivitetin e vet, do të zhvillojë dhe do të thellojë bashkëpunimin dhe miqësinë me organet dhe asociacionet e ngjashme zvicerane në të gjitha fushat me interes dhe dobi të përbashkët duke zhvilluar dhe organizuar programe dhe manifestime të përbashkëta.
- BSHZ me aktivitetin dhe veprimtarinë e veta humanitare, solidare dhe gjithëkombëtare, ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në prezantimin dhe afirmimin e çështjes kombëtare, por në mënyrë institucionale dhe profesionale do ti kundërvihet keqpërdorimeve dhe dezinformimeve që e dëmtojnë çështjen tonë kombëtare
- BSHZ angazhohet në marrjen e masave për parandalimin e dukurive negative sikur janë: delikuenca, narkomania, kriminaliteti, konfliktet e ndryshme dhe sjelljet tjera devijante.
- BSHZ mundëson lidhshmërinë legjitime dhe institucionale si tërësi me atdheun, rritë aftësitë organizative për kryerjen më efikase të të gjitha obligimeve ndaj vetvetes si diaspore dhe ndaj atdheut si tërësi.

Pjesë nga Statuti dhe Programi

04.04.1999 Bernë/Zvicër

Adresse: Adlikerstrasse 255, 8105 Regensdorf
Telefonnummer: 0715262183
hc.zhsb@ofni
Stadt: Regensdorf
Route: Adlikerstrasse 255
Postleitzahl: 8105


Ähnliche Firmen der Nähe
AV Alliance AV Alliance 453 meter The leading global network of AV equipment rental companies
Reachskateboards Reachskateboards 926 meter Reachskateboards arbeitet ganz nach dem Motto: no FASHION just sKILLS Dabei werden Sk...
GZ Roos GZ Roos 1 km Super Kurs über Whisky.
Kommentar zu diesem Ort

Fügen Sie diese Karte zu Ihrer Website hinzu;



Wir verwenden Cookies

Wir verwenden Cookies und andere Tracking-Technologien, um Ihr Surferlebnis auf unserer Website zu verbessern, Ihnen personalisierte Inhalte und gezielte Anzeigen anzuzeigen, unseren Website-Verkehr zu analysieren und zu verstehen, woher unsere Besucher kommen. Datenschutz-Bestimmungen